Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Elida Petoshati, ambasadore në Mbretërinë e Danimarkës, rezidente

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Elida Petoshati, ambasadore në Mbretërinë e Danimarkës, rezidente

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Znj. Elida Petoshati, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 10831 Tiranë, më 24.07.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

]]>