24 Korrik 2018 Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Elida Petoshati, ambasadore në Mbretërinë e Danimarkës, rezidente
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Znj. Elida Petoshati, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10831
Tiranë, më 24.07.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META