
31 Dhjetor 2020 Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Olta Xhaçka, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6653 prot., datë 29.12.2020,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Olta Xhaçka, emërohet ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11891
Tiranë, më 31.12.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META