Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Albana Dautllari, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Strasburg, rezidente

Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Albana Dautllari, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Strasburg, rezidente

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Znj. Albana Dautllari emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Strasburg, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10681
Tiranë, më 13.12.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META