Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Kulturës

Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Kulturës

D E K R E T

PËR

EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, emërohet Ministre e Kulturës.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10613
Tiranë, më 10.09.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META