Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën

Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën

D E K R E T

PËR

EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Pandeli Majko, emërohet Ministër Shteti për Diasporën.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10617
Tiranë, më 10.09.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META