26 Mars 2020 Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 18/2020 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit
D E K R E T
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 18/2020
“PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 1, DATË
31.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ‘PËR MASAT PARANDALUESE NË KUADËR TË FORCIMIT TË LUFTËS KUNDËR TERRORIZMIT, KRIMIT TË ORGANIZUAR, KRIMEVE TË RËNDA DHE KONSOLIDIMIT TË RENDIT E SIGURISË PUBLIKE”’
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”’, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekretit 11456
Tiranë, më 26.03.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
Arsyet e kthimit të ligjit 18-2020