16 Prill 2021 Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 42/2021 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit
D E K R E T
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 42/2021 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 97/2016 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j:
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 42/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë””, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekretit 13 034
Tiranë, më 16.04.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META