16 Prill 2021 Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 43/2021 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit
D E K R E T
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 43/2021
“PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j:
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 43/2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekretit 13 035
Tiranë, më 16.04.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META