15 Prill 2021 Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 44/2021 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit
D E K R E T
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 44/2021
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8116, DATË 29.3.1996, “KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j:
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 44/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekretit 13 032
Tiranë, më 15.04.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META