16 Prill 2021 Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 49/2021 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit
D E K R E T
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 49/2021 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 49/2012 “PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j:
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 49/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekretit 13 033
Tiranë, më 16.04.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META