19 Prill 2021 Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 50/2021 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit
D E K R E T
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 50/2021
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 96/2016 “PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j:
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 50/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekretit 13 038
Tiranë, më 19.04.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META