22 Maj 2020 Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 58/2020 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit
D E K R E T
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 58/2020
“PËR MIRATIMIN E SHTESËS SË KONTRATËS SË KONCESIONIT TË FORMËS ‘BOT’ (NDËRTIM, SHFRYTËZIM DHE TRANSFERIM) TË NJË PORTI TË LLOJIT MBM NË PORTO-ROMANO, DURRËS, MIRATUAR ME LIGJIN NR. 104/2015, NDËRMJET MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË DHE SHOQËRISË KONCESIONARE ‘PORTI MBM (MULTY BUOY MOORING)’,
TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 58/2020 “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ‘BOT’ (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare ‘Porti MBM (Multy Buoy Mooring)’, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekretit 11486
Tiranë, më 22.05.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META