25 Qershor 2020 Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 66/2020 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit
D E K R E T
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 66/2020
“PËR TREGJET FINANCIARE TË BAZUARA NË TEKNOLOGJINË E REGJISTRAVE TË SHPËRNDARË”
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekretit 11518
Tiranë, më 22.06.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META