24 Korrik 2018 Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të z. Ilir Abdiu, ambasador në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Z. Ilir Abdiu, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10840
Tiranë, më 24.07.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META