4 Qershor 2022 Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura
DEKRET
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË SHEFIT TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE NXJERRJEN NË LIRIM NGA SHËRBIMI AKTIV I FORCAVE TË ARMATOSURA
Në mbështetje të nenit 93, 167 pika 1, 169 pika 3, të Kushtetutës,si dhe nenit 9 pika 3 germa “b”, nenit 15 pika 6 germa “b”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi shqyrtova propozimin e Kryeministrit, përcjellë me shkresën nr. 3236/3 prot., datë 04.06.2022, administruar me nr. 1930 prot, datë 04.06.2022, së bashku me praktikën shkresore të këtij propozimi;
D e k r e t o j:
Neni 1
Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj, lirohet nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 13647
Tiranë, më 04.06.2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META