Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të z. Qirjako Kureta, ambasador në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe në Republikën e Moldavisë, jorezident

Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të z. Qirjako Kureta, ambasador në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe në Republikën e Moldavisë, jorezident

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Z. Qirjako Kureta, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10832
Tiranë, më 24.07.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META