13 Dhjetor 2019 Presidenti Meta dekreton një ndryshim në dekretin nr. 10604, datë 10.09.2017
D E K R E T
PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 10604, DATË 10.09.2017 “PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Në dekretin nr. 10604, datë 10.09.2017 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, të ndryshuar, me dekretin nr. 11037, datë 05.01.2019, pas pikës 16, shtohet pika 17 me këtë përmbajtje:
17. Zoti Arben Ahmetaj, Ministër Shteti për Rindërtimin.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11386
Tiranë, më 13.12.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META