Presidenti Meta dekreton propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Presidenti Meta dekreton propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

D E K R E T
PËR
PROPOZIMIN E GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 161, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Gent Sejko i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 13 472
Tiranë, më 14.02.2022

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META