Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla

D E K R E T PËR SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6166 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 11 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Lindita Nikolla, ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 11030 Tiranë, më 05.01.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

]]>