
31 Dhjetor 2020 Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka
D E K R E T
PËR
SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6654 prot., datë 29.12.2020,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Olta Xhaçka, ministër i Mbrojtjes, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11890
Tiranë, më 31.12.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META