Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Fatmir Xhafaj

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Fatmir Xhafaj

D E K R E T

PËR

SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekreti 10922 Tiranë, më 27.10.2018.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

]]>