27 Tetor 2018 Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Fatmir Xhafaj
D E K R E T
PËR
SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10922
Tiranë, më 27.10.2018.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META