Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj

D E K R E T
PËR
SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6163 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 9 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11028
Tiranë, më 05.01.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META