5 Janar 2019 Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Damian Gjiknuri
D E K R E T
PËR
SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6167 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 10 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11029
Tiranë, më 05.01.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META