
6 Nëntor 2018 Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit
D E K R E T
PËR
SHKARKIMIN E ZËVENDËSDREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Helidon Bendo, shkarkohet nga detyra e zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10936
Tiranë, më 05.11.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META