25 Shkurt 2022 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 12/2022
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 12/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore”.
Nr. Dekretit 13491
Tiranë, më 25.02.2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META