17 Dhjetor 2021 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 121/2021
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 121/2021 “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë”.
Nr. Dekretit 13389
Tiranë, më 17.12.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META