Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 122/2021

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 122/2021

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 122/2021 “Për disa shtesa në ligjin nr. 99/2021 “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët EFTA – Shqipëri nr. 1 i vitit 2021, miratuar më 24.6.2021, për ndryshimin e protokollit B të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, dhe ndryshimin e marrëveshjeve për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës, dhe Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse e saj”.

Nr. Dekretit 13390
Tiranë, më 17.12.2021

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META