Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 12/2018

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 12/2018

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.

Nr. Dekretit 10747
Tiranë, më 20.03.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META