Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 123/2021

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 123/2021

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 123/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë Covid-19”.

Nr. Dekretit 13391
Tiranë, më 17.12.2021

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META