Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 125/2021

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 125/2021

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j:

Shpalljen e ligjit nr. 125/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar”.

Nr. Dekretit 13400
Tiranë, më 24.12.2021

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META