Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 13/2021

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 13/2021

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 13/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Europian në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2019, në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)”.

Nr. Dekretit 11970
Tiranë, më 18.02.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META