24 Dhjetor 2021 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 131/2021
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j:
Shpalljen e ligjit nr. 131/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Europian, dhe Komisionit Europian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2020”.
Nr. Dekretit 13403
Tiranë, më 24.12.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META