3 Prill 2018 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 13/2018
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 13/2018 “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)””.
Nr. Dekretit 10750
Tiranë, më 03.04.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META