11 Mars 2019 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 14/2019
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 14/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes për bashkëpunimin teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë, ratifikuar me ligjin nr. 66/2017”.
Nr. Dekretit 11144 Tiranë, më 11.03.2019PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
]]>