Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 14/2021

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 14/2021

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 14/2021 “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, e nënshkruar në Tiranë më 14 janar 2009, ratifikuar me ligjin nr. 10094, datë 12.3.2009”.

Nr. Dekretit 11971
Tiranë, më 18.02.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META