11 Prill 2018 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 14/2018
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 14/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për mbrojtjen shoqërore”.
Nr. Dekretit 10759
Tiranë, më 11.04.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META