
5 Janar 2021 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 156/2020
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j:
Shpalljen e ligjit nr. 156/2020 “Për faljen e detyrimeve të ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore, të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, të caktuara sipas vendimeve gjyqësore të formës së prerë, bazuar në kriteret e vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr. 3, datë 24.11.2016”.
Nr. Dekretit 11894
Tiranë, më 05.01.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META