Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 159/2020

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 159/2020

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j:

Shpalljen e ligjit nr. 159/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Europiane, dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Nr. Dekretit 11897
Tiranë, më 05.01.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META