Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 167/2020

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 167/2020

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 167/2020 “Për faljen e detyrimeve të sigurimeve shoqërore, që ish-punonjësit e nëntokës kanë ndaj institutit të sigurimeve shoqërore, të llogaritura për periudhën që kanë përfituar sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, të cilët njëkohësisht kanë zhvilluar aktivitet ekonomik si të punësuar ose vetëpunësuar”.

Nr. Dekretit 11902
Tiranë, më 05.01.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META