Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 17/2019

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 17/2019

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 17/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjetike, faza III””.

Nr. Dekretit 11151 Tiranë, më 25.03.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

]]>