Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 2/2021

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 2/2021

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 2/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë””.

Nr. Dekretit 11933
Tiranë, më 25.01.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META