Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 31/2018

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 31/2018

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 31/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për shtesën e financimit për projektin e burimeve ujore dhe ujitjes dhe të marrëveshjes për ndryshimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes”.

Nr. Dekretit 10809

Tiranë, më 08.06.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META