26 Korrik 2018 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 38/2018
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 38/2018 “Për ratifikimin e korrigjimit të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huan e politikës së zhvillimit të sektorit financiar”. Nr. Dekretit 10842 Tiranë, më 26.07.2018PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
]]>