30 Prill 2020 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 46/2020
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 46/2020 “Për ratifikimin e protokollit shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore”.
Nr. Dekretit 11473
Tiranë, më 30.04.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META