Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 47/2022

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 47/2022

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 47/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian Horizont Europa – Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin”.

Nr. Dekretit 13612
Tiranë, më 10.05.2022

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META