2 Gusht 2018 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 48/2018
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 48/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 10862
Tiranë, më 02.08.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META