Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 8/2020

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 8/2020

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 8/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Nr. Dekretit 11436
Tiranë, më 14.02.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META