27 Nëntor 2018 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 82/2018
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 82/2018 “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, që ndryshon memorandumin e mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Drejtësisë të Bashkimit Evropian”.
Nr. Dekretit 10981
Tiranë, më 27.11.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META